Latif Merovci, i preferuari dhe meritori për drejtor të AKI-së

Agjensia Kosovare e Inteligjencës ka mbetur pa shef.
Lirimi nga detyra i kryeshefit të deritanishëm, Kreshnik Gashit, ka lënë këtë institucion të rëndësishëm pa lider.
Një nga kandidatët më të denjë për këtë pozitë vlerësohet ish-zëvëndësdrejtori i këtij institucioni, Latif Merovci. Ai është emëruar zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në shkurt 2015.
Që nga ajo kohë, ai ishte shquar për punë të lartë profesionale. Përparësi e tij vlerësohet edhe fakti që është apolitik dhe me përvojë shumëvjeçare në siguri.
Merovci ka ndjekur studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës.
Ka përfunduar studimet Master në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës, ndërsa fakultetin në fushën e Bankave dhe Financave në të njëjtin Universitet.
Merovci prej viti 2000 deri 2009 ka punuar në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme drejtuese. Pesë vjetët e fundit ka qenë drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ka mbajtur gradën e Nënkolonelit. /Indeksonline/