Latifi: Cakaj i pathyeshëm në gjuhë dhe logjikë
Blerim Latifi, Këshilltar i Kryetarit Kadri Veseli i ka dalë në mbrojtje Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Përmes një shkrimi në facebook, Latifi ka thënë se Cakaj është i pathyeshëm, transmeton Indeksonline.
“Mos e sulmoni Gent Cakajn në gjuhë dhe logjikë! Është i pathyeshëm aty. Do të turpnoheni si Murati i Dytë, para mureve të Krujës”, ka shkruar Latifi.
Ndryshe, dje Indeksonline raportoi se një citim i mveshur kinse i Cakajt ka qenë i fabrikuar dhe që paraqet një fushatë të orkestruar që disa persona në Shqipëri kanë nisur kundër ministrit Cakaj, pas shkarkimeve që ky i fundit i ka bërë në këtë ministri. /Indeksonline/