Latifi: Do të angazhohem për zhvillimin e infrastruktures sportive në Rahovec

Smajl Latifi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka folur për angazhimin e tij të mëtejmë në zhvillimin e infrastrukturës sportive në Komunën e Rahovecit.
Ai ka përmendur se palestra sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, e cila kishte filluar të ndërtohej në vitin 2007, është finalizuar vetëm në vitin 2019, pas ardhjes në pushtet të AAK-së në nivel qendror dhe komunal.
Sipas Latifit, palestra është aktualisht plotësisht funksionale dhe është bërë një qendër e rëndësishme për shumë klube sportive të qytetit. Ai po ashtu theksoi se kjo palestër ka sjellë gjallëri dhe atmosferë të veçantë në Rahovec, duke organizuar kompeticione dhe lojëra që kanë kontribuar në rritjen e aktiviteteve sportive.
Latifi ka përmendur edhe projekte të tjera që janë planifikuar, si palestra në Krushë të Madhe, stadiumi në Krushë të Madhe dhe stadiumi në Ratkoc, të cilat janë hequr nga Qeveria Kurti.
Ai ka premtuar se do të angazhohet për rikthimin e këtyre kodeve buxhetore dhe zhvillimin e mëtejshëm të jetës sportive në komunën e Rahovecit.
“Angazhimi im do të jetë i plotë për zhvillimin e infrastrukturës dhe mundësive për sportistët tanë, duke siguruar që Rahoveci të ketë të gjitha mundësitë për të rritur nivelin e aktiviteteve sportive,” ka thënë ai.