75 Mall Live Search
16:58 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / MSH

Latifi fillon fushatën me njerëzit që e rriten dhe edukuan – babain dhe axhallarët

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, sot ai u takua me njerëzit që e rriten dhe e edukuan, shkruan IndeksOnline.

Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët do të mbajnë tubimin e fushatës nesër, ndërkaq Latifi sot u takua me më të dashurit e tij, babain dhe axhallarët.

“Fushatën po e filloj me njerëzit që më kanë rritur e edukuar, më janë gjendur pranë gjithmonë e më kanë mësuar si duhet familja e atdheu, me babain, Malushin, si dhe me axhallarët, haxhi Ramizin, axhën Latë e axhën Dalif.

Faleminderit për përkrahjen!”, shkroi ai në Facebook.