23:21 / E Hënë, 01 Mars 2021 / G

Latifi i referohet Gjinovcit si ish-student: I kom ra pishman që të kam bërë kaq të padijshëm

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka pasur polemika me opinionistin Rron Gjinovci, të cilit iu është referuar si ish-student.

Latifi, në emisionin ‘Pressing’ në T7, pas debateve të ashpra me Gjinovcin lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nëpër troje shqiptare në kontekstin historik , ka thënë se “është pishman që e ka bërë kaq të padijshëm”, shkruan Gazeta Express.

“I kom ra pishman që të kam bërë ty kaq të padijshëm. Ti ke mbete në klasë të shtatë”, i ka thënë Latifi Gjinovcit.

Ndërkaq, opinionisti Gjinovci e ka akuzuar Latifin dhe profesorët e tjerë për keq-interpretim të historisë nëpër librat shkollorë të historisë.