75 Mall Live Search
21:47 / E Premte, 15 Korrik 2022 / MSH

Latifi në Vjenë kërkon liberalizim të vizave: Mjekët kanë nevojë të lëvizin

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar në Vjenë dy eurodeputetët austriakë, Lukas Mandl, dhe Andreas Schieder, ku u bisedua për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor në Kosovë dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ministri Latifi kërkoi nga dy eurodeputetët lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian për heqje të vizave, në mënyrë që të bëhet lëvizja më e lehtë e mjekëve dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.

“Mosliberalizimi i vizave po na shkakton shumë probleme në shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit të mjekëve, infermierëve dhe teknikëve në vendet e Bashkimit Evropian”, tha ministri gjatë takimit.

Eurodeputetët Mandl dhe Schieder premtuan angazhim më të madh për çështjen e liberalizimit të vizave, e po ashtu edhe në përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.