75 Mall Live Search
19:44 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Latifi: Nëse Qeveria vendos t’iu jep 50 euro të infektuarve me Covid, do të harrohen veteranët e rrejshëm

Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në FB sot ka thënë se këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi i tyre shëndetësor.

Ndërsa, përmes një postimi po ashtu filozofi kosovar, Blerim Latifi, ka ironizuar, teksa ka thënë se nëse vendos edhe Qeveria me një mbështetje të tillë, do të bëhet njësoj sikurse me “veteranët e rrejshëm”.

Ky është postimi i tij:

Shpend Ahmeti paska dalë me propozimin që të prekurve nga Covidi t’u jepen nga 50 euro mbështetje. Me bo vaki që edhe qeveria me vendosë për një mbështetje të tillë, atëherë kemi m’i harru veteranët dhe të burgosurit politikë të rrejshëm, kur ta marrim vesh numrin e atyre që u sakrifikuan në altarin e Covidit.