22:25 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Latifi ngushëllon familjarët e inspektorit në Rahovec që humbi jetën si pasojë e COVID-19

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e përballjes me virusin COVID-19.

I njëjti ishte Sebahajdin Qeska, Inspektorë në komunën e Rahovecit.

Pas lajmit për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi i cili ngushëlloi familjarët.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe inspektorit të komunës së Rahovecit, Sabahajdin Qeska.

Sabahajdin Qeska, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, po ashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Inspektor.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së Sabahajdinit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! I përjetshëm kujtimi i tij!