16:26 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Latifi reagon ndaj shkrimit “Telashe në PDK -në e Podujevës, kryetarja e Rinisë detyrohet të tërhiqet nga posti!”

Kryetari  i PDK-së në Podujevë, Muhamet Latifi ka reaguar ndaj shkrimit të Indeksonline të publikuar me datë 12 korrik me titull “Telashe në PDK – në e Podujevës, kryetarja e Rinisë detyrohet të tërhiqet nga posti!”. Sipas reagimit të Latifit, për hirë të së vërtetës dhe opinionit publik, paraqetë këtë sqarim.

“Sa i përket “presionit” që shkruan gazetari i indeksonline, këtë më së miri e ka sqaruar znj. e nderuar Floretë Zejnullahu, e cila po ashtu rrjedh nga një familje e nderuar dhe e respektuar.Me rastin e zgjedhjeve në RDK, të Podujevës e vërteta qëndron se kam mbështetur dhe përkrahur një proces transparent dhe demokratik”, thuhet në reagimin e tij.

Ndërsa sa i përket kandidaturës së tij për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë nuk jam ndier i hidhëruar as në atë kohë e as tani, dhe shfrytëzoj edhe kësaj radhe rastin t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar, por edhe ata të cilët nuk më kanë votuar./Indeksonline/