11:38 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / k.v

Latifi realizoi vizitën në SHBA me mjete të veta financiare

Ministria e Shëndetësisë dëshiron të shpjegojë publikut se Ministri Rifat Latifi vizitën zyrtare në SHBA në muajin maj 2022 e ka realizuar në tërësi me mjete financiare vetanake dhe nuk ka bërë asnjë shpenzim nga buxheti i Kosovës.

Gjithashtu, MSh shpreh keqardhje për dezinformatat e dhëna përmes një kronike nga një televizion në Kosovë (T7), e replikuar edhe në portale e media të tjera ( pa asnjë verifikim të lajmit),  përkundër se televizionit i është mundësuar qasje në dokumente publike dhe në të dhënat e ofruara është krejtësisht e qartë se Ministri gjatë vizitës në SHBA nuk ka shpenzuar asgjë nga buxheti i Kosovës.

Ndërlidhja e shpenzimeve nga vizitat në vende të tjera, si gjoja shpenzime ministrit gjatë vizitës në SHBA, janë keqinformim nga mediumi në fjalë.