75 Mall Live Search
08:22 / E Martë, 29 Mars 2022 / AR

Latifi sot diskuton për planet e MSh-së për transformimin e sektorit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot do të diskutojë për planet e MSh-së për transformimin e sektorit shëndetësor.

Kështu u bë e ditur nga Zyra për Informim e MSh-së, raporton Indeksonline.

“Ministria e Shëndetësisë do të mbaj sot një takim me partnerët që kontribuojnë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë në të cilin do të diskutohet për planet e MSh-së për transformimin e sektorit shëndetësor dhe projektet që janë duke u zhvilluar në shëndetësinë kosovare nga partnerët dhe agjencionet e ndryshme ndërkombëtare.

Takimi do të udhëhiqet nga Ministri i Shëndetësisë I Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi.

Dita/Data: E martë, 29 mars 2022

Ora: 09:00-15:00

Vendi: “Hotel International”, Prishtinë

Tema: Transformimi i shëndetësisë, projektet me partnerët/ donatorët”, thuhet në njoftim./Indeksonline/