75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / LB

Latifi: Sovrani vendosi për një qeveri të koalicioneve, e jo për një qeveri njëpartiake

Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Latifi në Facebook ka shkruar se përkundër dëshirave të partive, sovrani vendosi për një qeveri të koalicioneve, e jo për një qeveri njëpartiake.

“Procedurat kushtetuese e qartësojnë procesin politik që e prodhon këtë qeveri. Kushtet themelore janë:  koalicioni i numrave në parlament dhe marrëveshja për ndarjen e pushtetit”, ka shkruar Latifi.