Latifi thotë se janë fitues të padiskutueshëm, fton qytetarët sonte të festojnë

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se janë fitues të padiskutueshëm të këtyre zgjedhjeve.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe.
Latifi ka ftuar qytetarët të festojnë sonte tek lokalet pranë palestrës “Mizahir Isma”.