75 Mall Live Search
21:57 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Latifi thotë se lista e PDK’së nuk ka njerëz që kanë probleme me ligjin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’ë, Blerim Latifi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Rrustem Mustafa – Remi dhe Xhavit Haliti me të drejtë meritojnë të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në PDK’ja sepse nuk kanë lidhje me korrupsion dhe nepotizëm.

“Aktakuza për Halitin s’është për korrupsion. Është incident politik mes deputetëve në seancë. Remi e ka fshirë, e ka kryer dënimin. Është qytetar me të drejta të plota, si krejt të tjerët” është shprehur Blerim Latifi.

Kjo për shkak se PDK’ja me moton e vet po thirret ta luftojë korrupsionin në këto zgjedhje.

“Ajo çka e dallon PDK’në nga partitë e tjera, është se jemi të parët që e kemi pranu se ka korrupsion dhe ne jemi të parët që kemi fillu me e luftu këtë fenomen”, ka thënë Latifi.

E Adem Grabovcin, Latifi e mbrojti me prezumimin e pafajësisë.

“Ndërsa Adem Grabovci e ka një rast në gjykatë, dhe në këtë rast vlen prezumimi i pafajësisë”, ka thënë Latifi.