Latifi thotë se mund ta lë pozitën e ministrit, nëse Qeveria…!

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se mund të largohet nga Qeveria e Kosovës në qoftë se ekzekutivi nuk i jep prioritet investimeve në sektorin e shëndetësisë.
Latifi, duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi të mërkurën, deklaroi se nuk do ta kishte pranuar pozitën e ministrit në rast se nuk do t’i premtohej mbështetje të madhe.
“Nëse kisha mendu që kjo qeveri nuk e ka prioritet shëndetësinë, unë sot nuk do të isha këtu. Nëse nuk do t’i jepet prioritet shëndetësisë, mund të japë dorëheqje.
Nëse shpërfillem nga qeveria, unë nuk e kam asnjë biznis me ndejtë këtu. Por, unë nuk e kam këtë ndjenjë”, ka thënë Latifi.