75 Mall Live Search
23:00 / E Hënë, 26 Janar 2026 / H F

Latifi: Vlerësimi gjithëpërfshirës pas reshjeve të shiut nxjerr dëme në vlerë mbi 800 mijë euro

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se është miratuar raporti për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut të datave 5, 6 dhe 7 janar 2026.

Pas një procesi të detajuar të vlerësimit dhe verifikimit të gjendjes faktike në terren, raporti u miratua sot dhe mori mbështetje unanime nga anëtarët e Kuvendit Komunal.

Sipas njoftimit, raporti është përgatitur në mënyrë profesionale dhe objektive, duke u bazuar në fakte konkrete dhe në gjendjen reale të evidentuar nga komisionet komunale, pas kërkesave të parashtruara nga qytetarët e prekur.

Njoftimi i plotë: