75 Mall Live Search
14:36 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Gj. Sh

Laura Fazliu e argjendtë në Tbilisi

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

Fazliu arriti deri në finale, ku u mposht prej xhidistes nga Britania e Madhe, Lucy Renshall, shkruan IndeksOnline.

Ajo arriti në finale të kategorisë deri 63 kg, pasi në gjysmëfinale mposhti xhudisten australiane, Katharina Haecker.

Në çerekfinale, Laura e mposhti kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.

Fazliu fillimisht fitoi ndaj kinezes Jing Tang e më pas e mposhti francezen Gaetane Deberdt./IndeksOnline/