Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kroaci

Laura Fazliu është nënkampione e Evropës U21 në xhudo.
Xhudistja jonë fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në -63 kilogramë.
Në finale u mposht nga çekja Renata Zachova. Laura shënoi tri fitore, shkruan IndeksOnline
Sot garoi edhe Arbër Kullashi (-81 kg), i cili arriti dy fitore, që vlerësohet sukses për të.