Laura Fazliu fiton medaljen e broinztë në Qingdao Grand Prix
Larua Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix.
Xhudistja kosovare në ndeshjen vendimtare e mposhti me Wazaari, Yana Makretskaya nga Bjellorusia, shkruan IndeksOnline.
Laura në xhiron e parë mposhti me 3 Yuko, Sara-Joy Bauer nga Gjermania, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me Ippon, turken Ozlem Yildiz.
Në gjysmëfinale Laura humbi me Yuko nga Narumi Tanioka nga Japonia, dhe vazhdoi garën në repesazh.
Fazliu në repasazh mposhti me Yuko, Thauany David Capanni Dias nga Italia./IndeksOnline/

