75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / G T

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Austri

Xhudistja jonë, Laura Fazliu, fitoi medaljen e bronztë nga Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri.

Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë -63 kg.

Për Laurën ishte gara e parë që prej Lojërave Olimpike Paris 2024.

Kujtojmë që ekipi i Kosovës siguroi dy medalje në Grand Prix të Austrisë. Dje me medalje të argjendtë u stolis, Distria Krasniqi./Indeksonline/