Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për Senior në Budapest, Hungari!

Laura Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme ajo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për Senior që po mbahet në Budapest, Hungari!
Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Natalia Kropska nga Polonia.
Kurse në xhiron e radhës ajo mposhti Carlotta Avanzato nga Italia.
Në çerekfinale Laura u mposht nga Rafaela Silva nga Brazili.
Duke vazhduar në repasazh me garuesen Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia.
Në ndeshjen vendimtare për të bronztë, Laura mposhti Nauana Silva nga Brazili.