75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / Gj Sh

Laura Fazliu garon për madljen e bronztë në Qingdao Grand Prix

Laura Fazliu do të luftoj për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026.

Xhudistja kosovare, në xhiron e parë mposhti me 3 Yuko, Sara-Joy Bauer nga Gjermania, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me Ippon, turken Ozlem Yildiz, shkruan IndeksOnline.

Në gjysmëfinale Laura humbi me Yuko nga Narumi Tanioka nga Japonia, dhe vazhdoi garën në repesazh.

Fazliu në repasazh mposhti me Yuko, Thauany David Capanni Dias nga Italia, derisa për medaljen e bronztë do të ndeshet me Yana Makretskaya nga Bjellorusia./IndeksOnline/