Laura Fazliu mposht xhudisten ruse dhe fiton medaljen e bronztë në Kazakistan

Laura Fazliu ka arritur ti sjell Kosovës medaljen e bronztë nga Grand Slami i xhudos, që po mbahet në Kazakistan.
Xhudistja kosovare e arriti këtë suksese pasi mposhti rusen, Dali Liluashvili në kategorinë deri 63 kg, shkruan IndeksOnline.
Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Fazliu mposhti me Ippon, garuesen vendase, kazakistanezen Esmigul Kuyulova.
Fazliu në çerekfinale humbi me Ippon, nga koreanja Jisu Kim.
Pas asaj ndeshje Laura u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku mposhti me dy Wazaari për Ippon, rusen Kamila Badurova./IndeksOnline/