Laura Fazliu mposhtet në raundin e dytë, eliminohet nga Grand Slam Abu Dhabi

Laura Fazliu është eliminuar nga Grand Slam Abu Dhabi.
Xhudistja kosovare e humbi luftën nga xhudistja portugeze, Barabaro Timo.
Në fakt, Fazliu u eliminua për shkak të tre gabimeve të palejueshme, gjë që u ndëshkuan nga gjyqtari i ndeshjes.
Këtu përfundon edhe aventura e saj në këtë Grand Slam shumë të rëndësishëm.