10:41 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Laura Fazliu përballet me rusen Valkova në raundin e dytë, në Grand Prix “Tel- Aviv”

Laura Fazliu sot do të zhvillojë garën e saj në Grand Prix “Tel- Aviv” dhe do ta ketë përballë një ruse.

Bëhet fjalë për Ekaterina Valkova, e cila në raundin e parë eliminoi Prisca Awiti Alcaraz, shkruan Indeksonline.

Nga ana tjetër, Laura e kaloi raundin e parë pa ndeshje.

Kujtojmë se dje, Nora Gjakova arriti medaljen e bronztë në këtë garë, duke fituar pikët e para olimpike për këtë vit kalendarik./Indeksonline/