75 Mall Live Search
14:07 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

Laura Fazliu siguron medaljen, arrin në finalen të Grand Prix në Austri

Laura Fazliu ka arritur në finale të Grand Prixit në Austri 2026, duke sigurar medalje.

Xhudistja kosovare fitoi tre lufta të deritanishme, shkruan IndeksOnline.

Në raundin e parë, Fazliu ishte e lirë, në raundin e dytë fitoi ndaj sllovenes, Leila Mazouzi, ndërsa në çerekfinale e mposhti me IPPON xhudsten nga Kroacia, Nina Cvjetko.

Në gjysmëfinale, Laura Fazliu me IPPON triumfoi ndaj xhudistes gjermane, Sara-Joy Bauer.

Në finale, xhudistja kosovare përballet me brazilianen Rafaela Silva./IndeksOnline/