15:49 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Laura Fazliu vetëm një fitore larg medaljes së bronztë

Laura Fazliu është shumë pranë që ta fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror të juniorëve, që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Xhudistja jonë, kategoria -63 kg, është një fitore larg të bronztës, të cilën po e kërkon përmes repesazhit.

Laura deri më tani shënoi katër fitore, kurse një humbje e pësoi në çerekfinale. Në repesazh mposhti gjermanen, Annabelle Ëinzig me Ippon, ndërsa tani e pret çekja, Renata Zachova.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila në kategorinë -57 kilogramë, shënoi një fitore, për t’u ndalur në raundin e tretë.