75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 30 Korrik 2024 / Gj. Sh

Laura mëson kundërshtaren për medaljen e bronztë, në këtë kohë zhvillohet dueli

Katarina Kristo nga Kroacia është kundërshtarja e Laura Fazliut në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Lufta pritet të zhvillohet rreth orës 18:15.

Laura fitoi ndaj kanadezes Bauchemin Pinard, në ndeshjen e repesazhit, shkruan Indeksonline.

Nëse e fiton këtë duel, Laura do t’i sigurojë Kosovës medaljen e dytë në këto Lojëra Olimpike, dhe të parën për vete./Indeksonline/