14:58 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / k.v

Laura Pula: Prokuroria po heton disa raste rreth procesit zgjedhor

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Për shkak të rëndësisë së hetimeve, konfidencialitetit të procedurës, informatat që kemi në dispozicion aktualisht nuk mund t’i ndajmë me publikun ngase mund të dëmtohen hetimet.