75 Mall Live Search
23:17 / E Enjte, 04 Maj 2023 / Gj. Sh

Laurentiis: Pas Serie A synojmë Ligën e Kampionëve

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis, ka reaguar pasi ekipi i tij e siguroi titullin pas 33 vjetësh pritje.

De Laurentiis siguroi tifozët napolitanë se nuk do ta ndalen me këtë titull, teksa shtoi se tani do të synojnë Ligën e Kampionëve.

“Luciano Spalletti do të qëndroj këtu. Projekti ynë nuk do të ndalet këtu, është vetëm fillimi”, u shpreh De Laurentiis.

“Ne duam të fitojmë sërish, dhe sërish, dhe sërish. Dhe pastaj është Liga e Kampionëve”.