Laurine Gashi e artë në Kampionatin Evropian të Judos për Junior në Shkup

Laurine Gashi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Judos për Junior në Shkup.
Siç bën të ditur Federata e Xhudos në Kosovë, në xhiron e parë Gashi ishte e lirë, derisa në xhiron e dytë ajo mposhti Effrosyni Symeonidou nga Greqia.
Ndërkohë në gjysmëfinale mposhti Sara Osmanin nga Kosova dhe fitorja në finale ndaj Sura Nil Karasu nga Turqia i solli Laurines medaljen e artë.