Laurinë Gashi e bronztë në Kupën Evropiane që po zhvillohet në Hungari
Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka arritur suksesin e radhës në xhudo.
Ajo e siguroi medaljen e bronztë pasi mposhti xhudisten suedeze Sofia Cordova, përmes “Ippon”.
Federata e Xhudos, përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook” e ka uruar Laurinën për suksesin e arritur në këtë garë ndërkombëtare./IndeksOnline/

