Laurine Gashi eliminohet në raundin e parë në Podgoricë

Xhudistja kosovare, Laurine Gashi është eliminuar qysh në raundin e parë në Kampionatin Europian për Seniorë që po mbahet në Podgoricë.
Gashi u mposht me Ippon nga xhudistja portugeze, Raquel Brito në kategorinë -52 kilogramë, shkruan Indeksonline
E vetmja xhudiste që mbetet në garë për medalje në Podgoricë është Distrie Krasniqi.
Krasniqi në raundin e dytë, do të luftojë kundër xhudistes serbe, Milica Nikoliq./Indeksonline/
