Lautaro dhe Çalhanoglu bëjnë paqe mes vete

Lautaro Martinez dhe Hakan Çalhanoglu kanë lënë pas hatërmbetjet mes tyre.
Kjo pasi që të dy publikuan një foto së bashku, ku vendosën të pajtohen.
Fotoja e publikuar nga të dy padyshim që gëzoi tifozët zikaltër, ku tani shpresojnë që të kenë një sezon të mirë nën urdhërat e legjendës së klubit, Cristian Chivu.
E gjithë kjo nisi në Botërorin e Klubeve, pas eliminimit në raundin e 1/8-tave nga Fluminense, ku argjentinasi kishte folur edhe në media.
Këtë e kishte konfirmuar edhe presidenti i Interit, Beppe Marrotta, që fjalët e Lautaros ishin drejtuar ndaj mesfushorit turk.
“Kemi një mesazh të qartë: kushdo që dëshiron të qëndrojë duhet të qëndrojë, kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë këtu duhet të largohet”, kishte thënë Lautaro Martinez për mediat.
“Nuk do të përmend emra. Jemi këtu për të dhënë gjithçka, por pashë shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Unë jam kapiten, unë jam udhëheqësi i grupit, kështu që duhet të flas hapur”, shtoi Martinez.
Interi kujtojmë që gjatë këtij sezoni nuk arriti të fitonte asnjë trofe, duke përfunduar në vendin e 2-të në Serie A si dhe u eliminuan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe u eliminuan nga Fluminense në Botërorin e Klubeve./IndeksOnline/