75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lautaro do të shkëlqente tek Barcelona ose Real Madrid

Fernando Morientes beson se sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez do të shkëlqente si tek Barcelona ashtu edhe tek Real Madrid.

Lautaro, 22 vjeçar, ka qenë shumë i përfolur për një transferim të mundshëm tek Barcelona pas një sezoni të suksesshëm ku ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje me Inter.

Los Blancos gjithashtu kanë shfaqur interesim për argjentinasin i cili ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh për tu lënë i lirë nga Neroazzurët. /IndeksOnline/