23:02 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Lautaro e shpëton Interin nga humbja prej Real Sociedadit

Real Sociedad dhe Inter janë ndar baraz në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Rezultati përfundimtar pas 90 minutave ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Skuadra spanjolle e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt të ndeshjes me golin e Brais Mendez.

Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Interin e shpëtoi nga humbja sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili barazoi shifrat në minutën e 87-të.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Salzburg mposhti Benfikën me rezultat 2-0 dhe është lidere e tabelës me 3 pikë, Sociedad dhe Inter kanë nga 1 pikë, ndërsa Benfica e fundit me 0./IndeksOnline/