75 Mall Live Search
11:57 / E Martë, 16 Shtator 2025 / L A

Lautaro i jep lajm të keq Interit

Interi ka marrë një lajm shqetësues në prag të ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit në Amsterdam.

Kapiteni Lautaro Martinez humbi seancën e fundit stërvitore me skuadrën dhe punoi vetëm në palestër për shkak të një problemi në shpinë. Pavarësisht kësaj, ai do të udhëtojë drejt Holandës bashkë me ekipin

Ndërkohë, trajneri Christian Chivu nuk do të ketë në dispozicion Matteo Darmian, i cili do të qëndrojë në Milano për shkak të dhimbjeve në mes.

Interi do të përballet me Ajaxin në transfertë këtë javë, në një sfidë që shënon nisjen e rrugëtimit të tyre në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.