75 Mall Live Search
08:32 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Lautaro i pandalshëm, Argjentina shënon fitoren e tretë në Kupën e Amerikës

Argjentina e ka shënuar fitoren e tretë në fazën e grupeve të Kupës së Amerikës.

“Albiceleste” në ndeshjen e fundit, shënuan fitore ndaj Perusë, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Të dy golat i ka shënuar Lautaro Martinez, në minutat 47′ dhe 86′.

Futbollisti i Interit arriti në kuotën e katër golave në tre ndeshje.

Argjentina e mbyll Grupin A me 9 pikë dhe kualifikohet në çerekfinale së bashku me Canadanë e cila grumbulloi katër pikë./IndeksOnline/