23:27 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Lautaro Martinez fiton çmimin e lojtarit të ndeshjes finale

Lautaro Martinez e ka fituar çmimin ‘Man of the Match’, në ndeshjen finale të Kupës së Italisë.

Interi fitoi titullin e nëntë të Kupës së Italisë, pasi në finale mposhti Fiorentinën me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi argjentinas ishte padyshim futbollisti më i mirë në ndeshje, duke shënuar të dy golat për skuadrën e Interit.

Golin e nderit për Fiorentinën e ka shënuar Nicolas Gonzalez./IndeksOnline/