Lautaro Martinez hero i Interit, gol për t’u bërë lider i Serie A

Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Genoas në javën e 26-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, shkruan Indeksonline
Martinez shënoi gol në minutën e 78’të për t’ia dhënë një super fitore ekipit të tij.
Me këto tri pikë, skuadra e Inzaghit shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e parë, një më shumë se Napoli, që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/
Il capitano LAUTARO MARTINEZ porta in vantaggio l'@Inter!!! 🐂©️#InterGenoa 1-0 pic.twitter.com/S3ho1JQYLS
— Lega Serie A (@SerieA) February 22, 2025