75 Mall Live Search
22:13 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / Gj. Sh

Lautaro Martinez largohet nga kampi i Argjentinës, së bashku me Messin nuk do të luajnë kundër Brazilit

Lautaro Martinez ka lënë grumbullimin me kombëtaren e Argjentinës.

Sipas raportimeve, sulmuesi i Interit ka shqëtësime në muskuj, shkruan IndeksOnline.

Ai do të humbas dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës të muajit mars, kundër Brazilit dhe Uruguait.

Kjo do të jetë një goditje tjetër për Argjentinën dhe selektorin Lionel Scaloni, pasi përveç Lautaro Martinezit do të mungojë edhe Lionel Messi./IndeksOnline/