10:09 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / B O

Lautaro Martinez, lojtari më në krizë në Evropë, i ngrit duar lart!

Nëse Interi po kalon një periudhë të vështirë, kjo është edhe për shkak të krizës së Lautaro Martinez. Ndeshja ndaj Sassuolos ishte konfirmim i kësaj.

Sulmuesi argjentinas shpërdoroi disa raste, made një në portën e zbrazur dy metra larg portës. Forma e dobët e Martinez ka detyruar lojtarin që të kërkojë falje duke ngritur duart lart.

Ylli i Interit nuk ka shënuar asnjë gol në 2022. Goli i fundit ishte ndaj Salernitanës me 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Në krizë është edhe sulmi i Interit në përgjithësi ngase në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm 4 gola./Indeksonline/