16:16 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Lautaro Martinez pritet të mungoj në derbin kundër Milanit

Interi barazoi 1-1 në ndeshjen kundër Cagliarit, në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Martinez kaloi Interin në epërsi në minutan e 29-të ndërsa barazoi Radja Nanggolan në minutën e 78-të.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Martinez u ndëshkua me karton të kuq duke fyer gjyqtarin e ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Argjentinasi do të mungoj në dy ndeshjet e radhës, kundër Fiorentinës në Kup dhe kundër Udineses në Serie A.

Por ai mund të dënohet edhe me ndeshje tjera nëse vërtetohet se është fyer gjyqtari. Ndeshjet tjera Interi i luan kundër Milanit dhe Lazios. /IndeksOnline/