23:06 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lautaro në Barcelonë? – Agjenti i tij tregon të vërtetën

Javë më parë, mediat në Argjentinë hodhën ‘bombën’ se sulmuesi, Lautaro Martinez është drejt transferimit në Barcelonë.

Ky lajm bëri bujë edhe në Spanjë, ku u përmend çmimi prej 120 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Rreth këtij lajmi ka folur agjenti i lojtarit, Beto Iakue.

Ai ka thënë se askush nuk ka folur me ta, por nuk e ka mohuar që ka mundur të ketë ndonjë ofertë.

“Kam dëgjuar zërat e interesimit të Barcelonës, por askush nuk ka biseduar me ne. Nuk e kam idenë se si do të sillet Interi përpara ofertës së Barçës, pyetini vetë. A është i lumtur Lautaro në Milano? Nuk mund të flas në emër të tij. Askush nuk ka ka thirrur për rinovimin e kontratës. Është logjike që ai dëshiron të luajë sa më shumë”, përfundon agjenti i sulmuesit latin.”, tha ai për ‘Passione Inter’./Indeksonline/