75 Mall Live Search
13:41 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / B XH

Lavdërohet Labinoti: Gjyshi im u bë baba 15 vjeç

E diela ka filluar me mjaft energji për banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova.

Pjesëmarrësit e edicionit të katërt, qysh nga zgjimi zhvilluan shumë aktivitete, kërcime, përgatitje të ushqimit dhe diskutime.

Një bisedë goxha interesante, u zhvillua në oborrin e shtëpisë mes Labit dhe Londrimit.

Ata bisedonin, për jetën dhe familjen.

Në një moment, Labi i tregoi Londrimit se gjyshi i tij ishte bërë baba 15 vjeç.

Ndiqni diskutimin mes tyre: