75 Mall Live Search
11:17 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Lavdie Rexhepi bën thirrje të votohet Ramush Haradinaj për president

Lavdie Rexhepi, kandidate për deputete nga lista e AAK-së, ka thënë se programi i Aleancës… është e vetmja ofertë për qytetarin që paraqet në detaje se si ringjallet ekonomia.

Ajo tha se për të ndodhur zhvillime në arsim, drejtësi, ekonomi e kulturë duhet të jetë president Ramush Haradinaj.

Ajo tha se “do të ishte shumë mirë nëse do të kishim edhe shumë të tjerë si Haradinaj”.

“Nuk e themi vetëm ne, e thonë të gjithë se programi i Aleancës… është e vetmja ofertë për qytetarin që paraqet në detaje se si ringjallet ekonomia e cila është dëmtuar shumë nga pandemia, si zhvillohet ajo, që flet me saktësi për cilësinë në arsim, për drejtësinë, kulturën, turizmin dhe që mundëson hapjen e vendeve të reja të punës në mënyrë që rinia jonë të jetojë e punojë në vendin e vet.

Për të ndodh të gjitha këto zhvillime pozitive, Republika jonë ka nevojë për një president figura e të cilit paraqet unitet e siguri, që është këmbëngulës në të drejtën e popullit dhe shtetit tonë, e ai është Ramush Haradinaj. Do të ishte shumë mirë nëse do të kishim edhe shumë të tjerë si Haradinaj, por mbetet i vetmi që mund ta bëjë krenare Kosovën dhe të garantojë të ardhme të sigurt.

Voto Aleancën me numër 135 për Ramush Haradinajn president!

Voto numrin 101 për Lavdie Rexhepi!”, tha ajo./IndeksOnline/