75 Mall Live Search
12:44 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Lavdie Rexhepi: Haradinaj president, nënkupton shuarjen e ëndrrave të Serbisë e Rusisë për Kosovën

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lavdie Rexhepi, e që në listën e AAK-së mban numrin 101, ka thënë se nuk është e rastësishme që janë alarmuar Serbia e Rusia nga deklarata e presidentit në ardhje të Kosovës, Ramush Haradinaj për unionin Kosovë – Shqipëri.

Ajo ka thënë se këto dy shtete e njohin Haradinajn dhe e kuptojnë seriozitetin e saktë të deklaratës së tij prandaj edhe kërcënojnë.

Sipas saj “Vjosa Osmani presidente e mundshme e Kosovës, nënkupton hapje e terrenit për Serbinë e Rusinë për të ushtruar ndikimin e tyre në Kosovë. Haradinaj president, nënkupton shuarje e ëndrrave të tyre për Kosovën”.

Postimi i plotë i saj: