Lavdie Rexhepi, kandidatja për deputete nga AAK që përfaqëson rininë dhe Prishtinën

Lavdie Rexhepi i është futur garës për herë të parë si deputete. Kandidatja nga Prishtina vjen nga “Kodra e Trimave”, aty ku AAK-ja, duke shfrytëzuar drejtoritë e Komunës së Prishtinës ka bërë punë të mira në vitet e fundit.

Lavdie Rexhepi është inspektore sanitare, ndërsa është në përfundim të studimeve pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës në Shkencat Bujqësore. Kandidatja që mbanë numrin 101 në listën e AAK-së ka thënë se përfaqëson rininë dhe fuqinë e femrave në shoqëri.

“Femrat janë themeli i shoqërisë sonë dhe potenciali, shpesh iI lënë anash kur kemi të bëjmë me shtyrjen përpara të proceseve të mëdha. Unë do të mundohem që të përfaqsoj gratë dhe rininë në të gjitha fushat ku jemi lenë anash. Me besimin tuaj dhe me shumë punë, mund të arrijmë që të kemi ato që na takojnë me ligj, e shumë rrallë zbatohen në praktikë .Unë do të jem zëiI fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Lavdie Rexhepi.