09:29 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lavdrim Muhaxheri ka lënë dy fëmijë në Siri, ja faktet

Mbrëmë televizioni shqiptar, A2 CNN ka publikuar listën me emrat e shtetasve shqiptarë në kampin “Al Hawl” që ndodhen në Siri. Shumica prej tyre janë fëmijë. Në këtë listë ndodhen edhe shumë fëmijë nga Kosova, e ndër ta figurojnë emrat edhe të dy fëmijëve të terroristit, Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku. Abdullah Lavdrim Muhaxheri dhe Hatixhe Lavdrim Muhaxheri janë emrat e fëmijëve që gjenden në listen prej rreth 80 personave të cilët ndodhen në kampin “Al Hawl”, në Siri.

Lavdrim Muhaxheri është vrarë më 8 qershor 2017, në Siri. Në Kosovë ai nuk ka qenë i martuar. Sipas informacioneve të Indeksonlinet ai është martuar në Siri dhe nga martesa e tij ai ka lënë dy trashëgimtarë, një vajzë e një djalë.