75 Mall Live Search
07:29 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / OSH

Lavrov bën vizitën e parë në Kinë që prej nisjes së luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arriti në Kinë të mërkurën, në vizitën e tij të parë tek aleatja kryesore e Rusisë, që prej se Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës muajin e kaluar.

Ambasada ruse në Pekin e konfirmoi lajmin e vizitës përmes rrjeteve sociale, duke thënë se Lavrov ka arritur në qytetin Huangshan.

Kryediplomati rus do të marrë pjesë në një sërë takimesh të organizuara nga Kina për të diskutuar për mënyrat për ta ndihmuar Afganistanin. Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet fqinje të Afganistani, po ashtu pritet të marrin pjesë në këto takime.

Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka gjasë që të jetë temë e këtyre takimeve.

Për dallim nga shumë shtete perëndimore, Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Pekini ka thënë se ministri i Jashtëm, Wang Yi, do t’i takojë së bashku të gjithë përfaqësuesit, por ende është e paqartë nëse ai do të ketë një takim dypalësh me Lavrovin.